Bota

Festë masive birre pas karantinës, sheshi në Greqi kthehet në “arenë lufte”, sherr mes të rinjve dhe policisë

6 Maj 2020, 09:04 Nga DOSJA
Festë masive birre pas karantinës, sheshi në Greqi kthehet

GREQIShënohet incidenti i parë pas karantinës në Greqi. Një grup të rinjsh janë mbledhur së bashku pas orës 23:30 në Agia Paraskevi, për të pirë birra. Mirëpo pas ankesave të qytetarëve se ata nuk po respektonin rregullat e koronavirusit, Policia ka mbërritur që të inspektojë nga afër rastin.

300 të rinjtë që ishin mbledhur së bashku “mirëpritën” policinë duke u hedhur shishe, ndërsa efektivët u përgjigjën duke u hedhur gaz lotsjellës. Por sherri nuk ka përfunduar këtu pasi të rinjtë filluan dhe t’u vinin zjarrin kazanëve të plehrave duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Megjithatë edhe pse për disa momente u shkaktuar një kaos i vërtetë, Policia nuk arrestoi asnjë të ri. Ndërsa kryetari i komunës së Agia Paraskevi, Vassilis Zorbas, bëri thirrje që grumbullime të tilla të shmangen pasi rrezikohet përhapja e koronavirusit.

Marrë nga Zougla.gr

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi koronavirusi në greqi greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 6 Maj 2020, 05:18

Samit virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

ZAGREB-BE-ja është partneri më i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe videokonferenca do të nënvizojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkani P...