Aktualitet

Me badge në qafë, karta që e bënte të ‘pamposhtur’ Halilajn, ish-inspektori abuzonte me postin dhe thyente rregullat e

5 Maj 2020, 20:32 Nga DOSJA
Me badge në qafë, karta që e bënte të

TIRANËDosja.al ka mësuar se Ariol Halilaj. I cili mbante edhe postin e inspektorit, ka abuzuar shumë herë me detyrën e tij në shtet. Me badge-n në qafë, Halilaj, që sot u vu në pranga, pasi akuzohet si përkrahësi i atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja, ndihej shumë i pamposhtur dhe e përdorte pozicionin e tij në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, për të thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithsesi, Dosja.al mëson se nuk ka qenë të pakta rastet kur Halilaj është pikasur nga efektivët e Policisë Rrugore, të cilët nuk e kanë falur, por i kanë dhënë ndëshkimin që i takonte.

Ariol Halilaj u vu në pranga mbrëmjen e sotme, pak metra larg shtëpisë së tij ku jetonte prej vitesh në qytetin e Durrësit. Halilaj është identifikuar në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor ai është fiksuar duke lëvizur me makinë përpara dhe pas ngjarjes me Redian Rrahjën, me të cilin i janë zbardhur edhe biseda.

Halilajt, i janë gjetur edhe gjurmët e ADN-së në makinën nga ku u krye atentati ndaj Ndojës. Ai ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku. Pas krimit ai ka larguar autorët nga vendngjarja dhe Rrajën e ka strehuar në banesën e tij. Për Halilajn, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj arrestohet ariol halilaj ariol halilaj arrestohet ariol halilaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 19:21

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është përfshirë sot në debatin e nisur ditët e fundit në vend, se kur ka qarkulluar COVID-19 në vendin tonë. Në një lidhje dir...