Aktualitet

DETAJE/ La gjurmët në makinë, ADN-ja dhe mesazhet me Rrajën që fundosën Ariol Halilajn, ish-inspektori u zbulua nga përgj

5 Maj 2020, 20:18 Nga DOSJA
DETAJE/ La gjurmët në makinë, ADN-ja dhe mesazhet me Rrajën

TIRANË– Ariol Halilaj është pikasur nga përgjimet dhe bisedat që kanë dalë nga telefoni i nipit të deputetit Rrahman Rraja, Redjanit. Dosja.al mëson se Halilaj, i cili akuzohet se ka fshehur dhe ka mbrojtur atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën vdiq shoferi i këtij të fundit Andi Maloku, ka patur miqesi me Rrajën dhe është parë nën shoqërinë e tij, para dhe pas atentatit.

Halilaj është identifikuar pasi në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor ai është fiksuar duke lëvizur me makinë përpara dhe pas ngjarjes me Redian Rrahjën, dhe prej muajsh është vënë nën hetim.

Dosja.al mëson se gjurmët e ADN-së së Halilajt janë gjetur edhe në makinën nga ku u krye atentati ndaj Ndojës. Halilaj dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale, që po hetohen nga policia. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Dosja.al, se Halilaj ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku.

Pas atentatit, Halilaj ka larguar nga vendi i krimit Redjan Rrajën dhe një tjetër person që mori pjesë në krim. Rrajën, të njohur ndryshe si “Dara i Krujës”, Halilaj e strehoi edhe në banesën e tij pas krimit, por ky i fundit u vu në pranga teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Dosja.al ka mësuar se Ariol Halilaj ka qenë i punësuar edhe pranë Inspektoriatit të Pyjeve në Tiranë. Për Halilajn, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj arrestohet ariol halilaj ariol halilaj arrestohet ariol halilaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 19:21

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është përfshirë sot në debatin e nisur ditët e fundit në vend, se kur ka qarkulluar COVID-19 në vendin tonë. Në një lidhje dir...