Aktualitet

Hipur mbi ‘Hummer’, ky është Ariol Halilaj, ish-inspektori që bashkëpunoi me Rrajën në atentatin ndaj Ndojës, foto kr

5 Maj 2020, 19:39 Nga DOSJA
Hipur mbi ‘Hummer’, ky është Ariol Halilaj, ish-inspektori

TIRANËDosja.al ka siguruar fotot e Ariol Halilajt, 29-vjeçarit që është vënë në pranga mbrëmjen e sotme, pasi akuzohet se ka përkrahur atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja. Personi që shikoni në foto, hipur mbi mjetin “Hummer”, është Halilaj, i riu nga Skrapari që deri para shkrirjes së Inspektoriatit ishte me detyre inspektor pyjesh.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, Halilaj, ka publikuar disa foto ku në sy bien mjetet luksoze, dhe ai vetë që pozon krah një tjetër mjeti të llojit “BMW X6”.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Halilaj ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku.

Pas atentatit, Halilaj ka larguar nga vendi i krimit Redjan Rrajën dhe një tjetër person që mori pjesë në krim. Rrajën, të njohur ndryshe si “Dara i Krujës”, Halilaj e strehoi edhe në banesën e tij pas krimit, por ky i fundit u vu në pranga teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Prej muajsh, 29-vjeçari nga Skrapari ishte vënë nën hetim dhe emri i tij ka dalë nga telefoni i sekuestruar i Rrajës, brenda të cilit janë gjetur biseda dhe mesazhe të shumta mes tyre. Pasditen e sotme, Halilaj u vu në pranga vetëm pak metra larg banesës së tij në Durrës, aty ku prej vitesh jeton me familjen e tij.

Dosja.al ka mësuar se Ariol Halilaj ka qenë i punësuar pranë Inspektoriatit të Pyjeve në Tiranë. Për Halilajn, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2020, 19:21

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është përfshirë sot në debatin e nisur ditët e fundit në vend, se kur ka qarkulluar COVID-19 në vendin tonë. Në një lidhje dir...