Aktualitet

Vlorë/ 1 ditë pas vrasjes, pallati i çiftit Lera i pllakosur nga zia, fqinjët: E fali për 4 fëmijët (VD)

7 Shkurt 2019, 15:04 Nga DOSJA
Vlorë/ 1 ditë pas vrasjes, pallati i çiftit Lera i pllakosur

VLORË– Dera e mbyllur dhe njolla gjaku. Kjo është pamja që sheh në lagjen “Kushtrimi” një ditë pas ngjarjes macabre ku një 57-vjeçar mbyti gruan e tij dhe më pas tentoi të vetëvritej. Dosja.al shkoi dhe pa nga afër situatën, ku dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

E vetmja gjë që mbizotëron sot në këtë lagje është heshtja, ndërkohë që fqinjët e çiftit kalojnë kokëulur. Të pakët janë ata që flasin… disa prej tyre me lot në sy tregojnë tronditjen për ngjarjen e rëndë. Fqinjët thonë se kishin respekt për Teodor dhe Etleva Lerën.
Viktima, Etleva shiste rroba të përdorura në treg ndërsa Teodori ishte i papunë. Jashtë kamerës, fqinjët shprehen se Teodor Lera e dhunonte sistematikisht të shoqen.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në fshatin e saj të lindjes, në Tragjas, ndërsa Teodori ndodhet i izoluar në ambientet e spitalit të Vlorës. Ai është nën ruajtjen e Policisë dhe kujdesin e mjekëve. Banesa ku jetonte çifti bashkë me vajzën e vogël është e mbyllur.

Banorët e pallatit thonë se Etleva ishte një grua punëtore dhe e dashur, dhe jashtë kamerës pohojnë se në jo pak raste e kanë parë verën me shenja në fytyrë.

Nuk i di mese merren. Nuk e di se jam kati i 5-të. Unë s’isha këtu dje, i gjeta këtu para njerëzit dhe u habita. Fqinjët kanë përshtypjet më të mira. Por brenda njihet njeriu. Ajo ishte vajzë shumë e mirë, edhe ai i mirë. Varet si kanë qenë me njëri-tjetrin.

Dosja.al mësoi se 57-vjeçari Teodor Lera ishte i dënuar me burg për dhunë në familje. Në vitin 2017, ai u arrestua nga policia pasi kishte dhunuar gruan dhe vajzën e tij Augusta, sepse gruaja nuk kishte pranuar që të zhvendoseshin në Tiranë.

Po ashtu, Teodor Lera kishte goditur me thikë një shofer pas një sherri për parkimin para shtëpisë.

Dosja.al ka siguruar vendimin e Gjykatës dhe dënimin e Lerës ku thuhet se është pezulluar dënimi me 4 muaj burg në shërbim prove, sepse Teodor Lera ishte i parrezikshëm për shoqërinë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etleva lera krim ne familje lirimi nga gjykata teodor lera vrasja ne vlore etleva lera krim ne familje lirimi nga gjykata teodor lera vrasja ne vlore

Sondazh

Poll