Aktualitet

U kap duke vënë lloto në lokalin e tij, procedohet 49 vjeçari në Tiranë, i dënuar në Itali për trafik droge

7 Shkurt 2019, 15:04 Nga DOSJA
U kap duke vënë lloto në lokalin e tij, procedohet 49

Një 49 vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës dhe po hetohet në gjendje të lirë nën akuzën e veprës penale “Organizimi i lotarive të palejuara”dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sipas deklaratës zyrtare të policinë shtetasi me inicialet SH.T., banues në Tiranë, u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm në lokalin e tij në rrugën “Irfan Tomini”.

49-vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë në Itali për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin  e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3 televizorë dhe një aparat celular.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, proceduan në gjëndje të lirë shtetasin:

– Sh. T., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Në rrugën “Irfan Tomini”, në lokalin e tij, ky shtetas u konstatua duke hedhur lloto për ndeshje futbolli për shtetas të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre televizorë dhe një aparat celular.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni kunder lojerave te fatit i denuar per trafik droge lojerat e fatit policia e tiranes procedohet 49 vjeçari aksioni kunder lojerave te fatit i denuar per trafik droge lojerat e fatit policia e tiranes procedohet 49 vjeçari

Sondazh

Poll