Ishte shofer në makinën ku dolën plumbat e kallashnikovit, zbardhet ROLI i Halilajt në atentatin ndaj Ndojës, ish-inspektor
5 Maj 2020, 19:11Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me rolin që kishte Ariol Halilaj, i prangosuri i sotëm në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Halilaj ka qenë në rolin e shoferit, në mjetin nga ku dolën plumbat e kallashnikovit dhe vërshuan mbi makinën ku po udhëtonte Ndoja, miku i tij Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi (të dy u plagosën) dhe i ndjeri, Maloku.
Pas atentatit, Halilaj ka larguar nga vendi i krimit Redjan Rrajën dhe një tjetër person që mori pjesë në krim. Rrajën, të njohur ndryshe si “Dara i Krujës”, Halilaj e strehoi edhe në banesën e tij pas krimit, por ky i fundit u vu në pranga teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.
Prej muajsh, 29-vjeçari nga Skrapari ishte vënë nën hetim dhe emri i tij ka dalë nga telefoni i sekuestruar i Rrajës, brenda të cilit janë gjetur biseda dhe mesazhe të shumta mes tyre. Pasditen e sotme, Halilaj u vu në pranga vetëm pak metra larg banesës së tij në Durrës, aty ku prej vitesh jeton me familjen e tij.
Dosja.al ka mësuar se Ariol Halilaj ka qenë i punësuar pranë Inspektoriatit të Pyjeve në Tiranë. Për Halilajn, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Këshilltari i ministrit italian të Shëndetësisë, Walter Ricciardi ka dhënë një intervistë për ”News24” me gazetaren Senada Jaho ku ka thënë se këtë verë virusi ...
TIRANË- Qeveria shqiptare prej fillim të marsit ka ndaluar çdo aktivitet që grumbullon shumë njerëz. COVID-19, ka bërë që të anulohen shumë aktivite...
SARANDË– Tre persona kanë mbetur të palgosur pas një sherri për motive pronësie në Ksamil. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën ...
TIRANË– Ariol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari është vënë në pranga pasi akuzohet se është një nga bashkëpunëtorët kryesorë në atentatin ndaj prokuror...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me 29-vjeçarin Ariol Halilaj, i cili u vu në pranga si bashkëpunëtor i atentatorëve të prokurorit Arja...
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur se COVID-19 mund të ketë një cikël si vuriset e tjera dhe mund të shkatërrohet gjatë vet...
TIRANË- “Nëse nuk do të kemi një vaksinëshumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë e cila do të na ndihmojë për të shëruar rastet e rënda ...
TIRANË– Rëfimi i Klevis Allës, një prej autorëve që mori pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia dhe në vrasjen e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë, ka h...
TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin kundër Orest Sotës, i cili është kapur me 863 mijë Euro në makinë. Mësohet se vendimi është marrë nga gjyqtar...