Aktualitet

Arrestohet Ariol Halilaj, ish-inspektori që fshehu atentatorët e prokurorit Ndoja, e tradhëtoi ADN-ja dhe përgjimet në tele

5 Maj 2020, 17:46 Nga DOSJA
Arrestohet Ariol Halilaj, ish-inspektori që fshehu atentatorët e

TIRANË– Ariol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari është vënë në pranga pasi akuzohet se është një nga bashkëpunëtorët kryesorë në atentatin ndaj prokurorit Arjan ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Halilaj, është personi që ka ndihmuar autorët e krimit të largoheshin nga vendi ku u krye atentati, bashkë me mjetin e tyre. 

Dosja.al ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me prangosjen e 29-vjeçarit Ariol Halilaj. I lindur në Skrapar dhe banues në Durrës, Halilaj ka qenë i punësuar pranë Inspektoriatit të Pyjeve në Tiranë, një detaj ky që e lidh me Santiago Malkon, për nga profesioni, ish-të punësuarin si inspektor që u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Dosja.al mëson se emri i Halilajt ka dalë nga telefoni që iu sekuestruar Redjan Rrajës, i cili është në burg për të njëjtën ngjarje. Por thelbësore kanë qenë edhe shenjat e gishtave të Halilajt, që janë gjetur në mjetin që u përdor në krim. Përputhja e ADN-së me mbetjet biologjike ka bërë që Halilaj të vihet në pranga.

Të njëjtat burime theksojnë për Dosja.al, se Ariol Halilaj ka strehuar në shtëpi Rrajën pas krimit, por ky i fundit u prangos teksa po tentonte të kalonte kufirin e Shqipërisë. Për Halilajn, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese”.

Si ndodhi atentati i 1-nëntorit, plumbat i morën jetën Malokut dhe plagosën Ndojan e Rumin

Një skenë e denjë për filmat farëest, u përsërit nga krimi shqiptar në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person me precedentë penalë, Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi, ra pre e një atentati me breshëri kallashnikovi. Një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke i lënë të plagosur të tri personat. Maloku ndërroi jetë në spital disa ditë më vonë, ndërsa ymeri dhe Ndoja kanë lënë tashmë spitalin.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa i vetmi i arrestuar është Redjan Rrraja. 34-vjeçari i njohur ndryshe si ‘Dara” i Krujës që është gjithashtu edhe nipi i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm. Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë. Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Rrumi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja ariol halilaj arrestohet ariol halilaj atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll