Aktualitet

Pas Korçës plas edhe në Ksamil, sherr me thika mes dy familjeve për pronat, tre të plagosur

5 Maj 2020, 18:49 Nga DOSJA
Pas Korçës plas edhe në Ksamil, sherr me thika mes dy familjeve

SARANDË– Tre persona kanë mbetur të palgosur pas një sherri për motive pronësie në Ksamil.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën bregdetare, ku anëtarë të familjeve Pollo e Ziflaj kanë marrë thika e sende të forta dhe janë përleshur me njëri-tjetrin për motive pronësie.

Për pasojë tre persona janë lënduar dhe aktualisht ndodhen në spital, duke marrë mjekimin e nevojshëm. Efektivët e policisë së Sarandës dhe grupi i FNSH-së, kanë mbërritur në vendngjarje duke shoqëruar dy persona në Komisariatin e Sarandës,.

Ata po merren në pyetje për të zbardhur detaje mbi pronën që ka sjellë konflikte mbes dy familjeve.

Një konflikt familjar ndodhi edhe në Korçë, një ditë më parë, ku nipi plagosi me thikë tezen dhe burrin e tezes. Mësohet se Arben Leka dhe Ditera Leka, burrë e grua, janë plagosur me thikë nga 21-vjeçari Ilia Jani. Ky i fundit u vu në pranga dhe rezultoi person me probleme të shëndetit mendor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ksamil sherr mes dy familjeve ne ksamil ksamil sherr mes dy familjeve ne ksamil

Sondazh

Poll