Aktualitet

Skënder Brataj optimist: Gjasat janë që virusi të shkatërrohet gjatë verës, shumë shpejt do jetë gati dhe vaksina

5 Maj 2020, 18:11 Nga DOSJA
Skënder Brataj optimist: Gjasat janë që virusi të

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur se COVID-19 mund të ketë një cikël si vuriset e tjera dhe mund të shkatërrohet gjatë vetës. Në një një lidhje direkte me Euroneës, Brataj më tej ka treguar dhe disa nga faktorët që janë në favor të Shqipërisë, e cila sot ka një numër jo të madh të personave të infektuar.

Tani, unë nisem nga eksperienca e të gjithë sëmundjeve, që ne patëm në dy dekadat fundit si Sarsin dhe Mersin. Të dyja sëmundjet patën një agresivitet dhe vdekshmëri më të madhe se COVID-i tani. Këto dy infeksione që ishin e njëjta familje nuk patën një përsëritje dhe zgjatën 6 muaj. Ky virus do të bëjë ciklin e tij 6 mujor. Gripi është ai që shfaqet vit pas viti, por jo Sarsi dhe Mersi. Nuk është çudi që edhe ky virus në verë do të jetë drejt shkatërrimit për të gjitha këto kushte qe ne thamë. Virusi kur nuk gjen kushte detyrimisht shkatërrohet dhe nuk përcillet më, nuk mund të jesh mbartës si person i infektuar. Distancomi social solli uljen e sëmundjeve. Premisat janë shumë pozitive, nga rritja e temperaturës, popullsia më e re e Shqipërisë. Ajo që ne duam me lirimin e masave, është që le të ketë rritje e infeksionit me 0.2 për qind nuk është ky problemi”, u shpreh Brataj.

Më tej kreu i Ugjencës Kombëtare u shpreh se vaksina ndaj COVID-19 do të jetë gati në një kohë relativisht të shkurtër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 skender brataj vaksina kunder koronavirusit masat kunder covid 19 skender brataj vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll