Aktualitet

U kap me 863 mijë € në makinë, Orest Sota i shpëton burgun, Gjykata e dënon me 240 orë punë publike

5 Maj 2020, 17:33 Nga DOSJA
U kap me 863 mijë € në makinë, Orest Sota i shpëton

TIRANË- Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin kundër Orest Sotës, i cili është kapur me 863 mijë Euro në makinë. Mësohet se vendimi është marrë nga gjyqtari Taulant Tafa, i cili ka deklaruar fajtor Sotën për dy vepra penale.

Sota është dënuar fillimisht me 4 muaj burgim për akuzën e “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, por vendimi është pezulluar nga gjykata dhe për të është vendosur dënimi alternativ me 240 orë punë publikë në Bashkinë e Tiranës.

Puna në interes publik të kryhet brenda një afati 6 mujor, nga momenti që vendimi të marrë formë të prerë. Një kopje e vendimit t’i dërgohet Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Bashkisë Tiranë”, shtohet në vendim.

Më tej mësohet se për sa i përket akuzës së “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ky hetim është veçuar dhe vijojnë verifikimet e mëtejshme për të zbuluar origjinën e shumës prej 863 mijë euro, të sekuestruara në makinën e Sotës.

Biznesmeni është arrestuar në Elbasan në vitin 2017, pasi në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro. Në momentin e arrestimit ai drejtonte mjetin pa patentë, ndërkohë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe për pasojë uniformat blu i janë vënë nga pas, duke e arrestuar në hyrje të kompanisë “Kurum”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 863 mijë euro ne makine orest sota 863 mijë euro ne makine orest sota

Sondazh

Poll