Aktualitet

FOTO/  “Partizani Fitimtar”, monedha 1 Lek në përkujtim të Ditës së Dëshmorëve të Atdheut

5 Maj 2020, 16:43 Nga DOSJA
FOTO/  “Partizani Fitimtar”, monedha 1 Lek në

TIRANË– Ngjarje të rëndësishme historike të vendit janë përdorur, kanë frymëzuar gjithmonë dizejnatorët e para në prodhimin e kartëmonedhave dhe monedhave. Në përkujitm të Ditës së Dëshmorëve, Banka e Shqipërisë ka publikuar sot foto të monedhës 1 Lek të vitit 1969, dizenjimi i së cilës përkujton 5 Majin.

“Sot, përmes monedhës 1 Lek të vitit 1969, përkujtojmë Ditën e Dëshmorëve të Atdheut. Monedha e përzgjedhur për të ilustruar këtë moment historik është pjesë e serisë së monedhave të emetuara në vitin 1969, përkujtimore dhe me kurs ligjor, me vlerë 1 Lek, 5, 10, 20 dhe 50 qindarka, shtypur në Kinë, me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Pjesa e përparme e monedhës paraqet gdhendjen e imazhit të skulpturës “Partizani Fitimtar”, realizuar nga Odhise Paskali dhe e vendosur në Mathauzen, Austri, në vitin 1968. Ndërkohë, pjesa e pasme e monedhës mban stemën e Republikës Popullore të Shqipërisë të rrethuar nga yje dhe vitet 1944-1969”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al).

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë dita e deshmoreve monedha 1 leke partizani fitimtar banka e shqipërisë dita e deshmoreve monedha 1 leke partizani fitimtar

Sondazh

Poll