Politike

Dokumenti/ Zbardhet axhenda e Samitit të Zagrebit, fokusi kryesor lufta ndaj COVID-19

5 Maj 2020, 11:56 Nga DOSJA

Tiranë- Nesër do të zhvillohet online Samiti i Zagrebit, ku pritet të marrin pjesë liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Mbledhja do të zhvillohet përmes një video-konference, ku liderët e Europës dhe Ballkanit do të diskutojë për pandeminë dhe për vendet që duan të integrohen në BE.  Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili së bashku me Presidentin e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar axhendës, udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse do të diskutojnë mbi menaxhimin e situatës nga COVID, masat, planin për të ardhmen dhe për ndihmën e dhënë nga Brukseli. Po kështu pritet që  Brukseli të miratojë edhe një paketë investimesh për rajonin.

Axhenda e Samitit të BE-së në Zagreb (kliko KËTU)

Ndërsa për zgjerimin e BE-së nuk do të flitet dhe në axhendë parashikohet në fund të samitit do të ketë një deklaratë për çështjet që janë diskutuar.   Theks i veçantë pritet të vihet në nevojën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe kultivimin e drogës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike samiti i zagrebit zbardhet axhenda e samitit të zagrebit samiti i zagrebit zbardhet axhenda e samitit të zagrebit

Sondazh

Poll