Politike

“Po je burrë ik nga parlamenti”/ Sherr mes Gjuzit dhe Islamit, deputeti: Jam ore se kam bërë 4 fëmijë

5 Maj 2020, 06:41 Nga DOSJA
“Po je burrë ik nga parlamenti”/ Sherr mes Gjuzit dhe Islamit,

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një debat në emisionin  “360gradë” në RTV Ora, mes Zaçe Islamit dhe deputetit Kujtim Gjuzi teksa kanë folur për qeverinë Rama dhe parlamentin.  Debati mes tyre ka degjenuar në replika për kalamaj dhe çështje burrërie. Islami u shpreh se opozita e re mban në këmbë atë parlament turpi, ndërsa Gjuzi u shpreh se ai është burrë dhe se ka 4 kalamaj.

Debati:

Islami: Të gjithë ju që mbani atë qeveri turpi në parlament.

Gjuzi: Qeverinë e ka mbajtur Basha. Unë shkoj atje për të ruajtur parlamentit që donin ta digjnin në 7 qershor.

Islami: Kush do ta djegë parlamentin. Unë s’jam vandal, shoku!

Gjuzi: Mos më thuaj shoku mua!

Islami:  Po e vërtetë, nuk jemi shokë! Ta kesh për nder të jesh shok me mua! Dhe të lash gojën!

Gjuzi: Unë të jem shok me ty? Ti nuk je në terezi.

Islami:  Lërë se ke kthyer ndonjë gotë ti!

Zaçe Islami: Po je burrë ik dil nga ai parlament!

Gjuzi: Unë jam burrë se kam 4 kalamaj. Sa kalamaj ke ti?

Zaçe Islami: Burrë është edhe ai që bën 12 kalamaj edhe ai që nuk bën fare.

Gjuzi: Po ta tregoj pra burrninë, aty tregohet burrnia. 

Zaçe Islami: Jo nuk tregohet se sa herë e bën gruan me fëmijë. Burrë është ai që mban fjalën. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi zaçe ismlami kujtim gjuzi zaçe ismlami

Sondazh

Poll