Politike

5 Maji/ Basha homazhe tek “Dëshmorët e Kombit”, përulet edhe tek varri i Azem Hajdarit

5 Maj 2020, 08:04 Nga DOSJA
5 Maji/ Basha homazhe tek “Dëshmorët e Kombit”,

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderoi dëshmorët e atdheut në ditën e veçantë të përkujtimit të tyre. Basha vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” tek Varrezat e Dëshmorëve, duke u përkulur edhe përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Kreu i opozitës vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.

Në këtë 5 maj të kremtuar pa ceremonitë e zakonshme për shkak të koronavirusit, Basha vendosi lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO. Lideri demokrat gjithashtu nuk harroi të nderonte edhe efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit dhe Skerdilajd Llagamin, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Sot është Dita e Dëshmorëve, në vend përkujtohen të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit. Politika shqiptare ka kryer nderime para figurave të tyre. Kryedemokrati Lulzim Basha shkoi i vetëm para të gjithëve, duke vendosur lule në disa prej figurave kryesore të historisë. Ndërsa Presidenca dhe maxhoranca shkuan bashkë. Krah njëri-tjetrit, Meta, Rama dhe Ruçi vendosën lule dhe u përulën para monumentit “Nëna Shqipëri”. I vetmi që foli për mediat ishte presidenti Ilir Meta, i cili bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj LANÇ.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 5 maji dita e deshmoreve lulzim basha 5 maji dita e deshmoreve lulzim basha

Sondazh

Poll