Politike

ME VIDEO: 5 Maji bën bashkë Ramën, Metën e Ruçin, tre politikanët lënë pas përplasjet politike, lule dëshmorëve

5 Maj 2020, 08:06 Nga DOSJA
ME VIDEO: 5 Maji bën bashkë Ramën, Metën e Ruçin, tre

TIRANË– Dita e Dëshmorëve të Atdheut, ka bërë bashkë Presidencën dhe maxhorancën. Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë shkuar bashkë për homazhe tek monumenti “Nëna Shqipëri”.

Me radhë, politikanët kanë vendosur lule në ndër të atyre që dhanë jetën për vendin, duke “hedhur pas krahëve” të gjitha përplasjet politike. 

Prej disa kohësh, figurat kryesore të politikës shqiptare i kanë kursyer sulmet ndaj njëri-tjetrit duke u fokusuar tek situata e koronavirusit në vend. Madje kryeministri Edi Rama është shprehur se ka respekt për punën që ka bërë presidenti Ilir Meta, duke “harruar” kështu nismën e maxhorancës për shkarkimin e tij. Nga ana tjetër, edhe kreu i shtetit i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë, duke anuluar edhe të ashtuquajturën “pranvera kuqezi”. 

Sot është Dita e Dëshmorëve, në vend përkujtohen të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit. Politika shqiptare ka kryer nderime para figurave të tyre. Kryedemokrati Lulzim Basha shkoi i vetëm para të gjithëve, duke vendosur lule në disa prej figurave kryesore të historisë. Ndërsa Presidenca dhe maxhoranca shkuan bashkë. Krah njëri-tjetrit, Meta, Rama dhe Ruçi vendosën lule dhe u përulën para monumentit “Nëna Shqipëri”. I vetmi që foli për mediat ishte presidenti Ilir Meta, i cili bëri thirrje për më shumë vëmendje ndaj LANÇ.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 5 maji edi rama gramoz ruci ilir meta 5 maji edi rama gramoz ruci ilir meta

Sondazh

Poll