Politike

“Luli të gënjen për orën”, Meta flet për marrëdhënien me Bashën, gazetari e ngacmon, Presidenti: Kam dy vër

4 Maj 2020, 18:01 Nga DOSJA
“Luli të gënjen për orën”, Meta flet për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur së fundmi në lidhje me mosmarrëveshjet që ka pasur në të kaluarën me kryetarin e Opozitës Lulzim Bashësn.

I ftuar në “Hard Talk”, Meta u ngacmua edhe nga gazetari Roland Qafoku, i cili i kujtoi Presidentit pjesë nga intervista që dha në “Opinion”, në vitin 2015, teksa shprehje se ‘Luli të gënjne edhe për orën.

Pjesë nga Intervista

Roland Qafoku: Ju keni shfaqur disa herë edhe mosbesim për kryetarin e Partisë Demokratike, madje jeni shprehur se ai të gënjen dhe për orën. Sa e kishte orën Lulzim Basha më 2 mars?

Ilir Meta: Në 2 mars ishte ora e Kushtetutës dhe mendja ime ishte vetëm atje.” Kjo ishte përgjigjja diplomatike që presidenti Ilir Meta dha në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, pasi u pyet për mosbesimin që ka shprehur në të kaluarën për Lulzim Bashën, kreu i Partisë Demokratike. Përsa i takon raporteve të mia me opozitën dihet që për shumë fenomene që janë problematike dhe kanë shtuar listën e negociatave të Shqipërisë me BE nuk mund të themi që fajin e ka opozita. Ajo që unë e kam bërë të qartë si mosvërejtje apo si mospajtim apo si një shqetësim shumë të madh ka qenë prej kohësh fakti që opozita u largua nga Parlamenti dhe që nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit përpara se ato të shfuqizoheshin me një platformë gjithëpërfshirëse.

Pjesën e ‘orës së Bashës’, Meta e ka shprehur në vitin 2015. Teka ishte i ftuar në “Opinion”, Presidenti shprehej në atë kohë, se ‘n Luli gënjen dhe për orën, ora është 11 e 2 minuta, po të pyesësh atë, thotë që është 12 pa 5’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2020, 09:33

TIRANË- Të gjithë bizneset e mëdha që kanë hequr nga puna punonjësit para datës 10 prill dhe nuk pranojnë të bëjnë aplikimin online për të përfituar nga pa...