Politike

Nga huaja për lumin e Vlorës te mbrojtja e biodiversitetit, Meta dekreton 4 ligje

4 Maj 2020, 12:14 Nga DOSJA
Nga huaja për lumin e Vlorës te mbrojtja e biodiversitetit, Meta

Tiranë- Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje të miratuara nga shumica në Kuvend. Mësohet se  Meta ka dekretuar ndryshimet në ligjin për standardizimin, mbrojtjen e biodiversitetit, huanë me Fondin e Kuvajtit për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës dhe ratifikimin e protokollit shtesë mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore. Firmën për këto dekrete Meta e ka hedhur më 30 prill, por sot është bërë njoftimi nga Presidenca.

Ligjet e dekretuara nga Meta

Shpalljen e ligjit nr. 47/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës”.

Shpalljen e ligjit nr. 46/2020 “Për ratifikimin e protokollit shtesë 6 mbi tregtinë e shërbimeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Europës Qendrore”.

Shpalljen e ligjit nr. 41/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar”.

Shpalljen e ligjit nr. 40/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta dekreton 4 ligje ilir meta meta dekreton 4 ligje

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2020, 09:33

TIRANË- Të gjithë bizneset e mëdha që kanë hequr nga puna punonjësit para datës 10 prill dhe nuk pranojnë të bëjnë aplikimin online për të përfituar nga pa...