Politike

Programi i rindërtimit, Rama urdhër: Mos jepni para për shpronësimet, por pronën konvertojeni në njësi banimi e truall

4 Maj 2020, 13:49 Nga DOSJA
Programi i rindërtimit, Rama urdhër: Mos jepni para për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë prezantuar planin e rindërtimit në Krujë. Në një takim të zhvilluar onlie ka marrë pjesë dhe kreu i Bashkisë së Krujës, i cili u shpreh se është gati plani i shpronësimeve dhe nisja e prishjeve të objekteve të dëmtuara.

Nga ana tjetër, minisrtrja Margarti u shpreh se do jenë dy lagje të reja me një hapësirë ndërtimi prej 57 mijë e 737 m2 e do të strehohen 370 familje. Rama pas u njoh me planin tha se nuk do jetë vetë mundësi akomodimi pëer qytetarët, por do të bëhet dhe një transformim i zonës.  Më tej kreu i qëverisë u tha ministrave dhe kreut të bashkisë që kur shpronësojnë qytetarët, mos të japin para në duar, por ta konvertojnë me njësi banimi ose traull diku tjetër.

Nga ndërtimi një hapësirë shumë më të mirë dhe më ta favorshme se ajo që kanë. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta, edhe ata që të kenë mundësi të fitojnë një pronë të patundshme të vlefshme… nëse nuk duan atëherë të fillojmë me procedurën e zakonshme të shpronësimit“, u shpreh ndër të tjera Rama.

Plani i prezantuar sot do të shërbejë për strehimin e 370 familjeve që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit që shembi mijëra banesa e mori 51 jetë njerëzish.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i rindertimi rindertimi pas termetit edi rama plani i rindertimi rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2020, 09:33

TIRANË- Të gjithë bizneset e mëdha që kanë hequr nga puna punonjësit para datës 10 prill dhe nuk pranojnë të bëjnë aplikimin online për të përfituar nga pa...