Politike

“12 miliardë euro është kostoja e keqqeverisjes së Ramës’/ Teliti: Shteti tallet me qytetarët

4 Maj 2020, 10:13 Nga DOSJA
“12 miliardë euro është kostoja e keqqeverisjes së

Tiranë-  Dorjan Teliti, shefi i kabinetit të Lulzim Bashës ka deklaruar së fundmi se 12 miliardë euro është kostoja e keqqeverisjes së Edi Ramës në 7 vitet e fundit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Teliti shprehet se gjatë 2 muajve të fundit janë larguar nga puna 1500 persona në ditë. Ai thekson se janë firmosur dhe po paguhen në kurrizin e qytetarëve 1.9 miliarde euro PPP, të cilat janë për një grup oligarkësh.

Shqiptaret i kerkojne qeverise ti ktheje detyrimin qe ka ndaj tyre ne keto kohe te veshtira, ku me urdher te qeverise ata po humbasin cdo gje. Shteti vijon e tallet ndersa ju jep lugen bosh dhe ekranet plot me propagande ku u thuhet se u eshte dhene gjithcka ka shteti dhe se aq kishte. Kjo pergjigje do pranohej vetem ne nje rast, vetem nese do kishim nje qeveri qe ka punuar ne te mire te vendit dhe nuk ka shkaktuar deme ne kurriz te tij.”, shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Biznesi dhe ekonomia po falimenton. Shteti duhet ofroje mbeshtetje urgjente pasi cdo dite te pakten 1500 persona humbasin punen e qindra mijera familje jane ne kufijte e mbijeteses.  Qytetaret kerkojne mbeshtjetje, permes parave qe po ata mbushin arken e shtetit permes taksave qe paguajne cdo muaj.
Shqiptaret i kerkojne qeverise ti ktheje detyrimin qe ka ndaj tyre ne keto kohe te veshtira, ku me urdher te qeverise ata po humbasin cdo gje.
Shteti vijon e tallet ndersa ju jep lugen bosh dhe ekranet plot me propagande ku u thuhet se u eshte dhene gjithcka ka shteti dhe se aq kishte. Kjo pergjigje do pranohej vetem ne nje rast, vetem nese do kishim nje qeveri qe ka punuar ne te mire te vendit dhe nuk ka shkaktuar deme ne kurriz te tij.  Por jo, kjo qeveri nuk mund te jape kete pergjigje.

A e dini sa na kane kushtuar keto 7 vjet keq-qeverisje?
1. Borxhi publik u rrit me 2.3 miliarde euro.
2. U moren nga xhepat e taksapaguesve shqiptare 2.1 miliarde euro me shume vetem si pasoje e rritjes se taksave dhe tatimeve.
3. U firmosen dhe po paguhen ne kurrizin tone 1.9 miliarde euro PPP per nje grusht miqsh.
4. U shperdoruan, u keqadministruan dhe u vodhen 6 miliarde euro sipas KLSH-se.
Dilni tani dhe thuajini shqiptareve skemi leke.
Dilni dhe flisni per lodhjen qe po perjetoni.
Dilni dhe me buzeqeshje, shpeshhere ironike, talluni me njerezit qe qajne e kerkojne ndihme. Sot ekonomia, biznesi dhe njerezit ne nevoje e kane me shume se jetike ndihmen dhe te ndjejne qe shteti eshte ne krahun e tyre. Cdo dite e humbur jane biznese me shume drejt falimentit, varferi qe perhapet me shpejtesi, shprese qe shuhet.  Eshte koha per veprim e jo per propagande, ajo nuk ngop stomakun e uritur te shqiptareve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorjan teliti edi rama kriza e covid-19 dorjan teliti edi rama kriza e covid-19

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2020, 09:33

TIRANË- Të gjithë bizneset e mëdha që kanë hequr nga puna punonjësit para datës 10 prill dhe nuk pranojnë të bëjnë aplikimin online për të përfituar nga pa...