Aktualitet

Blendi Klosi jep lajmin e mirë: Në fund të majit, avionët e parë me turistë në Shqipëri

4 Maj 2020, 17:38 Nga DOSJA
Blendi Klosi jep lajmin e mirë: Në fund të majit, avionët e

TIRANË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka thënë se sezoni turistikë do të ketë turistë të huaj dhe priten që në fund të majit të vijnë charterat e parë. Sipas ministrit ardhja e turistëve do të varet nga situata nga përmirësimi i situatëssë pandemisë dhe nëse nuk do jemi në situatë karantinimi. Më tej ai në një intervistë për Ora News, tha se janë marrë të gjitha masat për zbatimin e të gjitha rregullave strikte nga ana e biznesve në fushën e turizmit.

Ne duam që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë  kemi shpërndarë për mendim një set rregullash sa i përket higjienës, rregullave strikte për menaxhimin e stacioneve të plazhit, strukturave që mbështesin turizmin, duke filluar që nga hotelet, baret, restorantet dhe pastaj me kompanitë e transportit.

Pra me çdo detaj që përbën turizmi për të pasur mundësinë që ne këtë kemi të gjitha mekanizmat në këmbë që në fund të majit të presim charterart e parë nëse ministria e Shëndetësisë, ministria e Jashtme dhe ajo e Transportit do të vendosin që të fluturojnë në Shqipëri chartera nga zona pak të prekura, sic janë për ne zona e turistëve polak, çek dhe vendeve skandinave. Po ashtu do të presim edhe vëllezërit tanë nga Kosova, por kjo ka të bëjë me heqjen e gjendjes së pandemisë. Por përsa kohë ne jemi në situatën e pandemisë, gjithë këto biseda dalin në plan të dytë“, u shpreh ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi turistet e huaj ne shqiperi turizmi ne 2020 blendi klosi turistet e huaj ne shqiperi turizmi ne 2020

Sondazh

Poll