Aktualitet

Lotaria amerikane, Ambasada e SHBA bën njoftimin me rëndësi: Janë shtyrë përgjigjet për aplikimet, ja ç’duhet të bën

4 Maj 2020, 16:37 Nga DOSJA
Lotaria amerikane, Ambasada e SHBA bën njoftimin me rëndësi:

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se Departamenti i Shtetit e ka shtyrë datën e kontrollit të statusit tuaj për programin e Vizës së Diversitetit (Lotarisë Amerikane) deri në 6 qershor 2020.

Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije se  kjo shtyrje nuk do të ketë ndonjë impakt negativ. Më tej shtohet se të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

NJOFTIMI I PLOTË

Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba lotaria amerikane ambasada e shba lotaria amerikane

Sondazh

Poll