Aktualitet

Gazetarët në Kukës në mbrojtje të mjedisit, pastrojnë mbetjet në liqen

4 Maj 2020, 17:11 Nga DOSJA
Gazetarët në Kukës në mbrojtje të mjedisit,

KUKËS- Gazetarët në qytetin e Kukësit morën pjesë sot në një aksion simbolik për pastrimin e brigjeve të liqenit të nga mbetjet. Ata kanë dhënë dhe një mesazh për marrjen e masave konkrete nga strukturat përgjegjëse.

Sipas tyre indiferenca e autoritëteve dhe qytetarëve vret të ardhmen turistike dhe ekonomike të zonës, e shtojnë se  premtimet e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës kanë mbetur në letër.

Liqeni i Kukësit është një ndër më të ndoturit, pasi mbetjet vijnë nga Kosova e Maqedonia e Veriut për shkak të prurjeve të shumta të ujërave të dy lumenjve Drin.

Aktualishit niveli i ujit po shkon drejt maksimales për shkak të shirave të rëna në tre ditet e fundit. Aksioni u bë me iniciativë nga Unioni i Gazetarëve të Shqiperisë Dega Kukës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit 3 maj, por për shkak të shteterrithimit të djeshëm u mbajt sot.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksion per pastrimin e liqenit dita nderkombetare e lirise se shtypit gazetaret ne kukes liqeni i kukesit aksion per pastrimin e liqenit dita nderkombetare e lirise se shtypit gazetaret ne kukes liqeni i kukesit

Sondazh

Poll