Aktualitet

Goditet banda e drogës në Greqi, në pranga dhe çifti i liderëve, sekuestrohen mijëra euro, armë dhe lëndë narkotike

4 Maj 2020, 17:13 Nga DOSJA
Goditet banda e drogës në Greqi, në pranga dhe çifti i

GREQI– Katër shqiptarë dhe një shtetas grek, përkatësisht mes moshës 26 deri në 54 vjeç, janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave greke, grupi i të arrestuarve trafikonin sasi të mëdha kanabisi dhe kokaine drejt Selanikut.

Midis të arrestuarve është një çift shqiptarësh, një burrë 35-vjeçar dhe gruaja e tij 26-vjeçare, që përshkruhen nga policia greke, si drejtues të grupit kriminal. 

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lëndësh narkotike të fshehura në oxhak 67,000 euro, dy pistoleta me 17 fishekë, fletore ku mbasheshin shënime me veprimtarinë e bandës, si dhe tre makina e një motor që përdoreshin prej tyre për transportin e drogës.

Autoritet kanë bërë kërkime edhe në Chortiatis e Analipsi, ku janë vënë në pranga edhe persona të tjerë, të dyshuar si anëtarë të bandës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shkaterrohet bdanda ne greqi greqi shkaterrohet bdanda ne greqi

Sondazh

Poll