Sport

Legjenda e Arsenalit akuzon Wenger-in për krizën që po kalon klubi londinez

3 Maj 2020, 21:31 Nga DOSJA
Legjenda e Arsenalit akuzon Wenger-in për krizën që po kalon

Arsenal ka hyrë në një krizë, fundi i së cilës vështirë të parashikohet. Klubi londinez ka shumë probleme dhe kjo ka vite tashmë që ndodh si makth në sytë e tifozëve.

Topçinjtë po provojnë trajnerin Mikel Arteta, por as gjenialiteti (i supozuar) i tij nuk po arrin të ndryshojë drejtim. Legjenda e Arsenal-it, Tony Adams, mendon se fajin për këtë krizë e ka Arsene Wenger.

“Më pëlqenin konceptet e Arsene Wenger. Për të asnjë lojtar nuk ishte më i madh se skuadra dhe ka shitur yje kur kishte rëndësi financiare për klubin. Problemi është se ai ka penguar merkaton dhe tani jemi kthyer në një klub që i shet lojtarët më të mirë”, ka thënë Adams.

“Po të isha një trajner, nuk do ta shisja Aubameyang për asnjë çmim. Duhet të nxjerrim lojtarë nga akademia dhe të mbajmë më të mirët që kemi”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adams arsenal wenger adams arsenal wenger

Sondazh

Poll