Sport

“Haland do shkojë te Reali”, agjenti Mino Raiola e thotë hapur live në Instagram

3 Maj 2020, 19:12 Nga DOSJA
“Haland do shkojë te Reali”, agjenti Mino Raiola e thotë

Erling Haaland ka bërë për vete klubet më të mëdha në Europë. Borussia Dortmund e siguroi në janar për një shifër modeste, por 19-vjeçari tashmë është në shënjestër të skuadrave të mëdha, sidomos Real Madrid.

Një zgjidhje që i pëlqen sidomos Mino Raiola, agjentit të norvegjezit. “Te Reali jam i bindur se do të barazonte rekordet e Ronaldos, me 40 apo 50 gola në sezon. Eshtë shumë i zoti dhe pas një viti do të jetë edhe më mirë”, shpjegoi, në një bisedë me Jose Angel Sanchez në Instagram.

Në këtë sezon, Haaland ka shënuar 40 gola në 33 ndeshje: 28 në 22 ndeshje për Salzburg dhe 12 në 11 ndeshje me Dortmund.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport haaland merkato real haaland merkato real

Sondazh

Poll