Sport

Aguero i shtang të gjithë: Orizi më ka shpëtuar karrierën!

3 Maj 2020, 19:38 Nga DOSJA
Aguero i shtang të gjithë: Orizi më ka shpëtuar

Sulmuesi Sergio Aguero ka shpjeguar për Tyc Sports se çfarë ka bërë diferencën në rastin e tij: “Nëse e mbaj mend mirë, nga 2013 në 2016 nuk kam arritur të përshtatem me ushqimin”, ka thënë argjentinasi.

“Më pas kam takuar një mjek italian dhe më ka bërë të ndryshoj mendim. I kam thënë se çfarë haja zakonisht, natyrisht shumë mish, dhe kur më ka thënë të haja mish vetëm një herë në javë, jam dëshpëruar”.

“Më pas jam përshtatur. Më ka thënë se kur kam shumë uri, duhet të ha oriz me pulë. Dhe sot jam një tifoz i madh i orizit. Në futboll, edhe pse është nëse bëhet fjalë për vetëm gjysmë kilogrami, e ndien diferencën. Është e pabesueshme”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aguero oriz ushqim aguero oriz ushqim

Sondazh

Poll