Sport

Ka probleme me zemrën, trajneri i Holandës shtrohet në spital

3 Maj 2020, 17:53 Nga DOSJA
Ka probleme me zemrën, trajneri i Holandës shtrohet në spital

Lajm i keq nga Holanda. Trajneri i kombëtares së “Tulipanëve”, Ronald Koeman, është shtruar me urgjencë në spital. Sipas De Telegraaf, ai ka probleme me zemrën.

57-vjeçari është marrë sot nga shtëpia e tij me ambulancë. Për fatin e tij të mirë, bashkëshortja Bartina ka deklaruar se tashmë gjendja e tij është stabilizuar pas ndërhyrjes kirugjike.

Koeman është në drejtim të Holandës prej pak më shumë se dy vitesh dhe ka udhëhequr kombëtaren drejt kualifikim në Euro 2020, kompeticion që është shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport holanda koeman trajneri holanda koeman trajneri

Sondazh

Poll