Art&Argëtim

Apple në ‘luftë’ me Netflix, sfida e radhës në lidhje me filmin

27 Mars 2019, 14:06 Nga DOSJA
Apple në ‘luftë’ me Netflix, sfida e radhës në

Kompania e Apple i ka shpallur ‘luftë’ Netflix, pasi sapo ka prezantuar një platformë të re për shërbimin e filmave të quajtur Apple Tv+, sipas Variety.

Platforma e re do të quhet Apple + dhe u prezantua në skenën e teatrit ‘Steve Jobs’ nga Steven Spielberg. Aplikacioni do të jetë i aksesueshëm prej vjeshtës së ardhshme, bashkë me këtë risi, Apple po punon për të ridizajnuar edhe aplikcionin për televizionin Apple si dhe Apple Channels për IOS.

Analistët e Wall Street nuk janë dakord me platformën e re të Apple TV +, pasi kjo do të ndikojë shumë tek Netflix, pasi aplikacioni do të jetë lehtësisht i aksesueshëm për gjithë abonentët.

Apple po e sfidon hapur “Netflix” dhe ka mundësinë për të kapur 100 milionë konsumatorë për Apple TV + gjatë tre deri pesë viteve të ardhshme pas aksesimit të aplikacionit, sipas Wedbush Securities, drejtor menaxhues i kërkimit të kapitalit Daniel Ives.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim apple netflix apple netflix

Sondazh

Poll