Politike

E diela me liridalje për të moshuarit dhe prindërit me fëmijë, Rama ndan MERAKUN që ka: Deri në daljen e vaksinës…

3 Maj 2020, 10:34 Nga DOSJA
E diela me liridalje për të moshuarit dhe prindërit me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga kryeqyteti, i cili është ‘pushtuar’ nga të moshuarit dhe nga prindërit me fëmijë.

Në statusin e tij, Rama shkruan se kjo fundjavë ka qënë ka pasur më shumë frymëmarrje, por që ende është i shqetësuar për sjellen e individëve. Kreu i qeverisë shkruan se deri në daljen e vaksinës të gjithë do të duhet që të përshtatemi me realitetin e ri. 

“Kjo e dielë e bukur me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë! Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore e qytetare e secilit prej nesh. Kemi një bilanc fantastik deri këtu, të arritur së bashku dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit. Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, për familjet tona dhe për shqipërinë,”-shkruan Rama. 

Ditën e sotme, të moshuarit mund të dilnin nga banesat deri në orën 10:00 të paradites. Më pas, të drejtë për të qarkulluar kanë prindërit me fëmijë deri në moshën 14-vjeçare, nga ora 11:00-17:30.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll