Politike

“Lëviz b**hën vendit”/ Veliaj u nxeh kur u pyet për ndihmat në njësinë 4, përgjigjet Ervin Goxhaj: SMS-ja ime ishte e

3 Maj 2020, 08:18 Nga DOSJA
“Lëviz b**hën vendit”/ Veliaj u nxeh kur u pyet për

TIRANË– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në degën nr.4 në Tiranë, Ervin Gonxhaj ka reaguar lidhur me rastin e ashtuquajtur “Griselda”. Disa ditë më parë në emisionin e gazetarit Endri Xhafo, kryebashkiaku Erion Veliaj mohoi se nuk ishin shpërndarë ndihma në Tiranë. Duke e akuzuar Gonxhajn se po gënjente dhe se ai vetë nuk kishte ndihmuar asnjë person, ndaj duhet që të linte të tjerët që të punonin.

“Një i njohuri im më thotë: Endro se ke idenë sesi janë njerëzit poshtë, ne nuk shohim pyete pak se po bën shoë tek njësia 4 për kokë të çunave është Ervin Goxhaj kryetar i njësisë 4 që më shkruan,”-tha gazetari Xhafo. Ndërsa Veliaj u përgjigj: A ja pra. Të thuash është njëri që njoh unë. T’i vijë turp që bëri be kokën e djalit. Nuk kanë dhënë një koqe ve.

Goxhaj është përgjigjur me anë të një statusi në Facebook, ku edhe ka shpërndarë pamje nga familjet e zonës, që pretendojnë se janë ndihmuar nga ish-deputeti Gent Strazimiri dhe Ervin Gonxhaj.

“Nisur nga njohja personale me gazetarin i nisa një sms në lidhje me mjerimin dhe skamjen në të cilën ndodhet Njësia 4 e Bashkisë Tiranë, por kryetari i pazgjedhur i saj u përgjigj për Degën 4 të Partisë Demokratike, jo për qytetarët që ka lënë në mëshirë të fatit. Sms-ja ime e sinqertë buronte nga dhimbja që ndjej çdo ditë tek takoj njerëzit e Njesisë Bashkiake 4 e jo te “deges së PD” e as të “bregut të lumit” sic pafytyrësisht u shpreh Kryetari mashtrues. Të jesh Kryetar Bashkie, do të thotë të jesh i të gjithë njerëzve pa dallim feje, gjinie, rrace e krahine, pa dallim nëse morën pjesë apo jo në farsën e “30 qershorit”. Sa për PD, ne po ndihmojmë sa mundemi, pa propagandë, pa kamera, pa dallime partie apo ngjyre lëkure… Unë jetoj çdo ditë këtu, rris fëmijët e mi bashkë me ta, e jam krenar që jam përfaqësues i tyre, ashtu sikurse ndjej detyrimin që të jem zëri tyre. Duke qenë se fjalët e shumta janë “erionllëk”, po të nis hallet e sotme të banorëve të Njesisë 4 të Bashkisë që refuzon të drejtosh. Janë hallet e sotme dt. 1 maj 2020, që asnjë media që paguhet nga “erionllëku” nuk i jep, sepse gazetaret që do të duhej të të gjurmonin këmba-këmbës i ke blerë dhe “erionistuohen” nëpër ndërmarrjet që duhet të ishin të këtyre hallexhinjve të mjerë! Dëgjoji!,”-shkruan ai.

Pakot e ndihmave kanë qënë një nga debatet kryesore gjatë kohës së koronavirusit. Opozita akuzon maxhorancën për mosshpërndarjen e tyre dhe për përmbajtjen e tyre. Ndërsa maxhoranca është kundërpërgjigjur disa herë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ervin gonxhaj koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tirane erion veliaj ervin gonxhaj koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tirane

Sondazh

Poll