Bota

“Ka shumë prova.” Pompeo bën deklaratën e fortë: Virusi vjen nga laboratori i Wuhanit

3 Maj 2020, 15:26 Nga DOSJA
“Ka shumë prova.” Pompeo bën deklaratën e fortë:

SHBA– Akuzat mbi Kinën për përhapjen e Covid-19 sa vijnë dhe shtohen. Pas Presidentit amerikan Donald Trump edhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka deklaruar ditën e sotme se Covid-19 është krijuar në laboratorin e Wuhanit.

Ka prova të bollshme që koronavirusi vjen nga laboratori i virologjisë Wuhan.”- ka thënë  Mike Pompeo.

Sipas tij Kina ka bërë gjithçka për ta mbajtur botën me gënjeshtra sa i takon situatës  së rrezikshme të Covid-19.

Por, ndërsa ishte shumë kritik ndaj trajtimit të çështjes nga Kina, Pompeo nuk pranoi të thoshte nëse ai mendonte se virusi ishte lëshuar me dashje.

Presidenti Donald Trump ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj rolit të Kinës në pandeminë, e cila ka infektuar gati 3.5 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 240,000 mijë njerëz në gjithë globin.

Trump thuhet se ka urdhëruar spiunët amerikanë që të mësojnë më shumë rreth origjinës së virusit, në fillim u tha se virusi doli nga një treg në Ëuhan ku shiteshin kafshë ekzotike si lakuriqët, por tani mendohet se mund të jetë nga një laborator hulumtues i viruseve aty pranë.

Burimi: ANSA

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne bote laboratori i virologjisë në wuhan donald trump koronavirusi ne bote laboratori i virologjisë në wuhan

Sondazh

Poll