Aktualitet

Policia i prishi ‘festën’, tre persona dhunojnë një efektiv, si u kapën brenda një lokali në Pogradec

3 Maj 2020, 09:59 Nga DOSJA
Policia i prishi ‘festën’, tre persona dhunojnë një

POGRADEC– Tre persona, mes tyre edhe pronari i një lokali, janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi policie.

Edhe pse ishin në shkelje të masave të marra ndaj koronavirusit, tre personat nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ta mbyllur lokalin, duke ushtruar dhunë ndaj tij.

Në pranga e Policisë, kanë rënë F. B., 19-vjeç pronari i lokalit dhe dy personat e tjerë tjerë N. K. 19 vjeç dhe K. T. 20 vjeç.  Ky i fundit mbante me vete dhe një thikë.

Të tre akuzohen për: “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dhunohet një punonjës i policisë nga 3 persona në Pogradec. Tre të rinj, njëri prej tyre pronar, kanë qenë duke festuar në një lokal ndërsa policia ka ndërhyrë. Por tre të rinjtë kanë kundërshtuar me forcë policinë duke rrahur njërin prej efektivëve të policisë. Njërit prej tyre i është gjetur edhe një armë e ftohtë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në lagjen nr. 2, në katin e parë të banesës së shtetasit F. B., kanë konstatuar të hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, një ambient të përshtatur si lokal, brenda të cilit ndodhej ky shtetas me dy shtetasit e tjerë K. T., dhe N. K. Tre shtetasit e mësipërm, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin për në Komisariat. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit K. T., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë). Në përfundim të veprimeve të para, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 19 vjeç, ndaj të cilit u mor edhe masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, shtetasit K. T., 20 vjeç, si dhe N. K., 19 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”), banues në Pogradec. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pogradec policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi pogradec policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Maj 2020, 07:36

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me anë të një videomesazhi nga zyra e saj, ka shpjeguar sistemin e ri që do të përdoret riatdhesimet ...