Aktualitet

Mundësia e fundit për riatdhesim nga ShBA, fluturimi do të mbahet më 6 maj nga Nju Jorku

3 Maj 2020, 10:34 Nga DOSJA
Mundësia e fundit për riatdhesim nga ShBA, fluturimi do të mbahet

SHBA– Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbetur në Amerikë për shkak të mbylljes së kufijve nga Covidd19 do të kenë edhe një mundësi për t’u riatdhesuar.

Përmes Ambasadës shqiptare në SHBA është mësuar se një tjetër fluturim do të bëhet në datën 6 maj nga Nju Jorku në Londër dhe më pas në Shqipëri.

“Nisja me datën 6 maj pasdreke nga Aeroporti JFK, nëpërmjet kompanisë British Airëays (fluturim komercial) që mbërrin në Londër në Aeroportin Heathroë më datë 7 maj.”- shkruhet në njoftim.

Ndër të tjera Ambasada ka sqaruar më shumë edhe orientimin e qytetarëve shqiptarë për mënyrën si do të bëhet riatdhesimi.

“Shqiptarët që kanë udhëtuar drejt SHBA-së me viza turistike do të pajisen me një vizë (falas) 24-orëshe tranziti në aeroport. Qytetarët që janë të pajisur me green card ose pasaportë amerikane (por që janë shtetas shqiptarë), dalin nga aeroporti me atë dokument. Sapo të dalin nga kontrolli i dokumenteve, pasagjerët duhet të marrin bagazhet dhe të drejtohen menjëherë drejt autobuzave që do mundësojnë transportin nga Aeroporti Heathroë drejt Aeroporti Luton nga ku do jete fluturimi tjetër. Fluturimi tjetër drejt Tiranës, mundësohet përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) që niset nga Londra/Aeroporti Luton dhe mbërrin në Tiranë po më datën 7 maj në darkë. Duke marrë shkas nga kërkesat e larta për fluturime drejt Shqipërisë dhe duke kuptuar që mundësitë për udhëtime drejt Shqipërisë janë gjithnjë e më të pakta, si edhe për ta bërë të mundur procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Londrës dhe pastaj drejt Shqipërisë, si dhe transportin me autobus ndërmjet dy aeroporteve gjatë tranzitit në Londër. Në momentin e rezervimit të biletës, do të deklaroni dhe qytetin ku jetoni në Shqipëri, për udhëzime të mëtejshme që lidhen me procesin e karantinimit (brenda shtëpive tuaja ose sipas udhëzimit përkatës)”.thuhet në njoftim.

Gjithashtu për të gjithë qytetarët që do të kthehen në Shqipëri me këtë fluturim, Ambasada ka bërë publike këto kontakte ku qytetarët mund të marrin informacion. Email : [email protected]; Mob : ( 551 ) 265 6279; Mob : ( 914 ) 400-9602.

Ndër të tjera thuhet se numri i të vendeve në fluturim është i limituar, por mësohet se përparësi kanë studentët dhe të moshuarit që nuk kanë arritur të marrin kujdesin shëndetësor dhe ilaçet gjatë qëndrimit në SHBA.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi nju jork riatdhesimi i shqiptareve nga amerika koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi nju jork riatdhesimi i shqiptareve nga amerika

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Maj 2020, 07:36

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me anë të një videomesazhi nga zyra e saj, ka shpjeguar sistemin e ri që do të përdoret riatdhesimet ...