Aktualitet

‘S’ka mbrëmje Mature këtë vit!’/ Besa Shahini u përgjigjet pyetjeve: Në 4 maj dalin udhëzimet, nëse keni frikë të

3 Maj 2020, 09:05 Nga DOSJA
‘S’ka mbrëmje Mature këtë vit!’/ Besa Shahini u

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini u ka kthyer përgjigje disa prej pyetjeve që maturantët kan adresuar tek ajo. Në fjalën e saj, Shahini u shpreh se pas datës 4 maj do të jepen udhëzimet e para për provimet e Maturës Shtetërore.

Shahini më tej ka sqaruar edhe nxënësit që kanë frikë që të kthehen në shkolla dhe ata që kanë mbetur jashtë kufirit.

PJESË NGA PYETJET DHE PËRGJIGJET:

Jam jashtë vendit, a do të kthehem për t’u përgatitur?

Më datë 11 maj do merret një vendim për kufijtë. Presim dhe pak për të parë, nëse keni mundësi të ktheheni apo jo.

Çfarë përmban provimi i maturës?

Shahini: Nga data 4 maj, Rezarta Vrapi, drejtore e qendrës së shërbimeve arsimore, çdo ditë do t’ju informojë për detaje të ndryshme të provimit të maturës. Jo vetëm për përmbajtjen e testit por edhe për elementë të administrimit.

Kam frikë të kthehem në shkollë, si t’ja bëj?

Shahini: Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët pasi ju keni kërkuar të keni konsultime me mësuesit. Ndaj nëse e ndjeni se mund ta bënin provimin e maturës pas konsulencë mund të përgatiteni në shtëpi por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit.

Jam jashtë vendit, a mund të kthehem për datën 18 maj.

Shahini: Më datë 11 maj, është e mundur të merret një vendim për hapjen e kufijve. Nëse nuk do të ketë një vendim do të merremi me ju individualisht.

A do të ketë mbrëmje të maturës si vjet?

Shahini: Fatkeqësisht jo!

k.m/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini koronavirusi ne shqiperi besa shahini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Maj 2020, 07:36

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, me anë të një videomesazhi nga zyra e saj, ka shpjeguar sistemin e ri që do të përdoret riatdhesimet ...