Sport

E bujshme! Premier League bëhet gati të shpërngulet në një kontinent tjetër!

3 Maj 2020, 11:47 Nga DOSJA
E bujshme! Premier League bëhet gati të shpërngulet në

Premier League do të rikthehet shpejt dhe jo fiks ashtu si e kemi imagjinuar. Sipas “The Sun”, ky sezon i kampionatit anglez mund të mbyllet në Australi.

Një ide e qarkulluar së fundmi ka qenë për të luajtur 92 ndeshjet e mbetura jashtë vendit. Ishte Gary Neville që e hodhi si ide dhe menjëherë shteti i Perthit në Australi u ofrua për të mbyllur sezonin në Premier League.

Agjenti anglez Gary Williams që jeton në ishullin australian ka nisur menjëherë kontaktet me qeverinë dhe Ministrinë e Sporteve për t’i propozuar një ide të tillë. Shumë klube kanë rënë dakord dhe janë gati të ofrojnë stadiumet e tyre për t’u luajtur kampionati anglez.

Perth mund të vendosë në shërbim të Premier Leagues stadiumet e Optus Stadium (65 mijë ulëse), Perth Oval (20, 500 ulëse), Cricket’s WACA (24.500 ulëse) dhe Joondalup Arena (16 mijë ulëse).

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport australi premier league vendimi australi premier league vendimi

Sondazh

Poll