Sport

“Dridhet” Italia/ Juventus mund të marrë titullin kampion në tavolinë, kryeministri Conte po…

3 Maj 2020, 11:12 Nga DOSJA
“Dridhet” Italia/ Juventus mund të marrë titullin kampion

ITALI-Ditën e hënë disa klube të Serie A do të rifillojënë stërvitjet, në rajonin e Emiglia Romagnas, presidenti i qarkut ka miratuar nisjen e stërvitjes së diferencuar për skuadrat si Spal, Parma, Bologna e Sassuolo mund të zbresin në fushë. Konfirmimi është dhënë dhe lojtarët do të shohin fushën e blertë pas shumë kohësh mungese. Gjithsesi nuk ka vend edhe për shumë optimizëm, duke parë artikujt e postuar nga mediat italiane e më veçanërisht nga “La Republica”.

Sipas kësaj të fundit, kryeministri Conte është duke menduar seriozisht për mbylljen e kampionateve para kohe dhe ky vendim do të zyrtarizohet në ditën e mërkurë. Rreziku është i madh për të mbërritur në këtë përfundim që nxjerr Juventusin kampion, megjithëse për të mbërritur deri aty kërkohen ende dhe disa orë të tjera për zhvillime të ndryshme, ndërsa e sigurt është se skuadrat ditën e nesërme do të gjenden për t’u stërvitur.

Për këtë arsye ka edhe shumë polemika sa i përket rifillimit të futbollit. Për më tepër, është Franca ajo që po angazhohet për të bindur shtetet kryesore që të mos lejojnë hapjen e futbollit.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus kryeministri conte serie a juventus kryeministri conte serie a

Sondazh

Poll