Sport

Myke Tyson financon klubin e madh anglez me… kompaninë e hashashit!

2 Maj 2020, 18:48 Nga DOSJA
Myke Tyson financon klubin e madh anglez me… kompaninë e hashashit!

Legjenda e boksit, Mike Tyson, drejton bashkë me një miliarder grek, Alki David, kompaninë e hashashit Swissx. Kompania prodhon produkte me bazë kanabis dhe tani është gati të sponsorizojë një ekip të Premier League.

Sipas Daily Mail, ortaku i Mike Tyson është një tifoz i Toffees dhe ka zbuluar për të përditshmen angleze sa ka dëshirë të vendosë logon e kompanisë në pjesën e përparme të fanellës:

“Po flasim me Evertonin. Më kanë kontaktuar dhe më kanë treguar dizajnin e logos që do të vendoset te fanellat e tyre. Të gjithë në Angli janë tifozë me Liverpool-in ose Manchester United. Unë kam zgjedhur Evertonin, sepse më pëlqen ngjyrja blu dhe jam bërë një tifoz i tyre për këtë arsye”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport everton mike tyson premier league everton mike tyson premier league

Sondazh

Poll