Sport

Ish-drejtuesi i Federatës thyen heshtjen: “Inter-Juve e vitit 2018? E zhdukën audion e VAR mes arbitrit dhe Pjanic”

3 Maj 2020, 11:36 Nga DOSJA

ITALI-Giuseppe Pecoraro rikthehet të flasë për herë të parë pas dorëheqjes si kryetar i Prokurorisë Federale të FIGC-së dhjetorin e kaluar. Në një intervistë për  gazetën Il Mattino, Pecoraro preku disa tema interesante dhe shumë të diskutueshme, mes të cilave edhe arbitrimi i Inter-Juve për vitin 2018, vit në të cilin Napoli ishte pranë fitimit të titullit me Sarrin në krye.

“Luhej ndeshja Inter-Juve dhe Orsato që drejtonte në atë ndeshje, më bëri që të irritohesha me gjyqtarët. Unë kisha marrë shumë ankesa se arbitri nuk e kishte mbajtur drejt ndeshjen. Nuk mendoja se do gjeja ndonjë gjë të paqartë, por për të qenë i sigurt, vendosa të hap një hetim.

“Unë i kërkova Shoqatës së Arbitrave, të dëgjoja dialogun në audio-video mes dhomës së VAR dhe gjyqtarit të ndeshjes. Ata më dhanë dosjen me provat vetëm në fillim të sezonit tjetër. Ne e hapëm dosjen dhe e pjesA që nuk ishte regjistruar ishte ajo për të cilën ne u interesuam: ajo mes Orsato dhe VAR në rastin e Pjaniç. Ata më thanë se në dosje ishte gjithçka që ishte regjistruar nga ajo ndeshje. Ne kemi nevojë për më shumë transparencë.”, u shpreh Pecoraro.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport giuseppe pecoraro inter-juventus pjanic giuseppe pecoraro inter-juventus pjanic

Sondazh

Poll