Sport

“I thashë më jep fanellën e motrës”, Materazzi tregon të vërtetën e përplasjes me Zidane

2 Maj 2020, 21:05 Nga DOSJA
“I thashë më jep fanellën e motrës”, Materazzi

“Goditja me kokë e Zidane? Nuk e prisja në atë moment”. Këto janë fjalët e thëna nga Marco Materazzi në një lidhje direkte në Instagram me Nicolo De Devitiis, gazetar i emisionit italiane Le Iene.

Ish-lojtari i Interit ka shpjeguar: “Fati im ka qenë se nuk e prisja që të ndodhte. Nëse do të kisha qenë gati, do të kishim përfunduar të dy në dhomat e zhveshjes”.

Në lidhje me atë që i tha francezit: “Patëm një kontakt në zonë. Ai shkoi afër golit në pjesën e parë dhe Rino më tha ta mbuloja. Pas kontaktit të parë, kërkova falje, ai reagoi keq. Në përplasjen e tretë, kam shpërthyer. Ai më tha ‘fanellën ta jap pastaj’, unë iu përgjigja se preferoja atë të së motrës”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata materazzi zidane deklarata materazzi zidane

Sondazh

Poll