Politike

“Edhe Ramiz Alia s’e mbajti fjalën”, Rama krahason veten me liderët që nga koha e komunizmit, merr ‘b

2 Maj 2020, 15:20 Nga DOSJA
“Edhe Ramiz Alia s’e mbajti fjalën”, Rama krahason veten

VLORË– Kryeministri Edi Rama e ka krahasuar veten me të gjithë liderët që kanë udhëtuar drejt fshatit Kuç në Vlorë, ku kanë premtuar ndërtimin e rrugës Tepelenë-Himarë, por që nuk e kanë mbajtur atë. I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Dritan Leli, Rama tha se i kanë treguar se edhe vetë Ramiz Alia ka qenë në ato zona, ka dhënë fjalën për ta mbaruar këtë rrugë por s’e ka mbajtur.

I lumtur, Rama tha se për brigadat s’ka shkuar ndonjëherë, por për rrugën po, dhe se do mbarohet tashmë ky segment. Në video, dëgjohet edhe Leli që e falenderon kryeministrin në emër të të gjithë komunistëve të zonës.

Pjesë nga biseda

Dritan Leli: Këtu kanë ardhur shumë kryeministra, por ju vini për herë të parë me fjalë të mbajtur

Edi Rama: Ku ishim ne kur na thanë që mos e bëj edhe ti si Ramiz Alia që na tha por na gjëneu

Dritan Leli: Në Shurisht më duket…

Edi Rama: M’u duk çudi se që në atë kohë ishte dhënë fjala por nuk është bërë ende. se më thonin që sa herë vinin ‘do bëjmë rrugën hajde gëzuar’. sa herë vinin për brigadën dhe më thanë se të gjithë vinin pastaj në Kuç dhe e bënin këtë ritual, por asnjëherë nuk e mbaronin rrugën.Unë për brigadën s’kam ardhur ndonjëherë, por për rrugën erdha.

Dritan Leli: Faleminderit shumë nga të gjithë komunistët e kësaj zone…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama rama ne vlore ramiz alia rruga tepelene-himare dritan leli edi rama rama ne vlore ramiz alia rruga tepelene-himare

Sondazh

Poll

Politike 1 Maj 2020, 20:48

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur sot për gjobën që kanë marrë mjekët shqiptarë për festën që kishin b...