Politike

1 Maj 2020, 20:48 Nga DOSJA

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur sot për gjobën që kanë marrë mjekët shqiptarë për festën që kishin bërë në hotel. Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali mbrojti mjekët e tha se ata kishin pirë thjesht një gotë dhe u falet ajo që kanë bërë se janë heronj.

Ata që dinë të fitojnë, dinë dhe të festojnë. Ata janë larguar me shumë nder dhe me shumë falenderime nga shteti italian. Ata kanë shkuar për të pirë një gotë, e kanë hallall gjobën, le ta kenë marrë. Të mos shqetësohemi për gjobën”, u shpreh ministrja.

Më tej ajo la të kuptohet se shteti shqiptarë do u rimbursojë dhe gjobën që kanë marrë duke thënë se “çdo shqiptarë do u rimbursonte gjobën atyre për atë që kanë bërë në Itali”.  

Ditën e djeshme,në mediat italiane dhe ato shqiptare bëri bujë lajmi se 10 nga mjekët tanë të dërguar në Itali u gjobitën me 500 euro për thyerjen e rregullave. Dosja.al intervistoi ekskluzivisht gazetarin Giuseppe Spatola, i cili rrëfeu të gjithë atë që kishte ndodhur përfshirë edhe disa ndodhi të pahijshme në spitalin ku ata shërbenin. Në disa media shqiptare, pranë qeverisë, disa prej tyre mohuan të kishin thyer rregullat dhe thanë se e gjitha është sajesë e mediave shqiptare, pa marrë parasysh se i gjithë raportimi është bazuar në përkthimin e artikujve të mediave italiane. Tashmë, ata e pranojnë vetë atë që ka ndodhur dhe kështu mund të biem të gjithë në paqe.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali mjeket shqiptare ne itali elisa spiropali mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll