Politike

Tabaku publikon shifrat: 100 000 biznese të vogla dhe 500 000 të punësuar janë në mëshirë të fatit

2 Maj 2020, 13:12 Nga DOSJA

Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar së fundmi se në këtë kohë pandemie  100 000 biznese të vogla dhe 500 000 të punësuar janë në mëshirë të fatit.  Në një postim në Facebook ajo shprehet se qeveria nuk mbështet biznesin dhe se nuk heq dorë nga kontratat koncesionare.  Ajo thekson se qeveria ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shumë herë më pak ndihma se çdo vend i rajonit.

“Shkurt dhe shqip, qeveria ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shumë herë më pak se sa ata kanë nevojë. Megjithëse kërkuam që ajo të hiqte dorë nga kontratat koncesionare, megjithëse ajo morri ndihma nga FMN dhe së fund nga BE, ata sërishmi ofruan thërrime për qytetarët. Që siç kushdo e kupton sot, janë më të prekurit nga kjo krizë.”, shprehet Tabaku.

Reagimi i plotë:

Shqipëria ka që në datën 10 Mars që ka mbyllur qepenat e bizneseve dhe ekonomisë, këto ditë që po shënojnë hapjen duket se qeveria ka dështuër në ndihmën ekonomike për familjet dhe bizneset. Veçanërisht për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla. Shifrat zyrtare të FMN tregojnë se Shqipëria në mënyrë absolute ka mbështetjem më te vogël për ekonominë reale. Ndërkohë që kemi taksat më të larta në rajon, korrupsionin më te lartë, normën e mbylljes më të lartë në rajon kemi mbështetjen më te vogël për punëtorët dhe bizneset.

Sot 100 000 biznese të vogla janë në mëshirë të fatit, sot 500 000 të punësiar në sektorin privat janë në mëshirë të fatit, familjet e ndihmës ekonomike, pensionistët e çdo shtresë sociale sot është harruar. E në vend të mendohet për çdo vend pune, për çdo familje sot vëmendja është te propaganda dhe tek lëmosha.

Nuk kushton asgjë të bëjmë minimumi atë që po bën Kosova oae vende të tjera të rajonit. Nuk ka pse të jemi gjithmonë të fundit, me 0,8 perq të PBB mbështetje në letër e vetëm 20 përq e kësaj e realizuar.

Raportet për vendin janë edhe më të zeza, ku 61% e të punësuarve (sipas një raporti të BB) punojnë në të zezë. Janë këto qytetarë që nuk do të përfitojnë kurrgjë nga qeveria e cila ka menduar që është më me leverdi për ministrat dhe mazhorancën të paguajë disa PPP se sa punëtorët. Fondi i përcaktuar nga qeveria nuk mund të ndihmojë shumicën e 173 mijë të vetëpunësuarve, siç raporton BB. Por edhe për ato 30 mijë fatlumët që kanë marrë nj pagesë bashkë me bashkëshortët e tyre, ajo pagesë nuk do t’i shërbejë për shumë. Pasi kushtet vlera që shpenzon mesatarisht një familje në vend, sipas INSAT është rreth 50 mijë lekë, një vlerë më e lartë se sa pagesat e qeverisë.

Shkurt dhe shqip, qeveria ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shumë herë më pak se sa ata kanë nevojë. Megjithëse kërkuam që ajo të hiqte dorë nga kontratat koncesionare, megjithëse ajo morri ndihma nga FMN dhe së fund inga BE, ata sërishmi ofruan thërrime për qytetarët. Që siç kushdo e kupton sot, janë më të prekurit nga kjo krizë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku kriza e covid-19 jorida tabaku kriza e covid-19

Sondazh

Poll

Politike 1 Maj 2020, 20:48

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur sot për gjobën që kanë marrë mjekët shqiptarë për festën që kishin b...