Politike

“Pandemia ekonomike rreziku më i madh”, Bardhi akuza Ramës: Kërkon të vjedhë në çdo formë e çdo kohë

1 Maj 2020, 21:06 Nga DOSJA
“Pandemia ekonomike rreziku më i madh”, Bardhi akuza

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëri përgjegjëse qeverinë për situatën e rënduar ekonomike në vend, për shkak të pamjaftueshmërisë së paketave të ndihmës. “Pandemia ekonomike është ajo që na rrezikon më shumë”- u shpreh zoti Bardhi në emisionin “Java” në TVSH.

Deri në këto moment qeveria ka paguar tek biznesi jo më shumë se 23 milionë euro për të dyja paketat, ndërsa për kreditë sovrane nuk ka aspak interes nga bizneset, për shkak të kushteve. Janë rreth 66 mijë punonjës të sektorit privat që kanë humbur vendet e punës, sipas asaj që ka thënë vetë kryeministri, kur lajmëroi paketën e dytë. Kjo ka ardhur për shkak të pamjaftueshmërisë dhe vonesës së paketave. Pra, kemi 110 milionë euro në letër, por vetëm 23 milionë euro të dhëna realisht për biznesin. Ndërsa Kosova ka dhënë në mbështetje të biznesit 170 mln euro. Pra, Shqipëria ka 66 mijë të papunë më shumë, Kosova 6 mijë vende të reja punë, sepse strategjia e qeverisë së Kosovës ishte ruajtja e vendeve të punës”- tha Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD u shpreh se Edi Rama nuk ka prioritet qytetarët, por vjedhjen me çdo formë dhe në çdo kohë. “Në prezantimin e paketës së parë, Rama foli për Rama për 20 milionë euro fond për operacion humanitar. Kjo do të thotë të ndihmosh 200 mijë familje shqiptare me 100 euro secilën. Deri në këtë moment, Rezervat e Shtetit kanë shpërndarë vetëm 9000 pako. Pyetja ime është “pse nuk u jep qeveria paratë njerëzve? Lekët i kanë sipas Edi Ramës, 20 milionë euro. Në vend që të bëjnë tender e t’ia japin një kompanie kompjuterash në Maqedoni, le t’u çojë familjeve nga një çek ushqimor 100 euro. Nuk e bëjnë, sepse kanë strategji që paratë të mos shkojnë tëk qytetatët, por të bëjnë tendera, se ashtu vjedhin”- tha Gazment Bardhi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazment bardhi masat kunder covid 19 edi rama gazment bardhi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 1 Maj 2020, 20:48

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur sot për gjobën që kanë marrë mjekët shqiptarë për festën që kishin b...