Politike

“Himarë-Tepelenë për një orë”, Rama inspekton punimet, krenar në malet e Labërisë e krahason veten me Ramiz Alinë,

2 Maj 2020, 13:28 Nga DOSJA
“Himarë-Tepelenë për një orë”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt drjet Vlorës, ku ka inspektuar punimet në dy kantierët e ndërtimit për dy segmentët rrugorë që do të lidhin Tepelenën me Himarën, për vetëm një orë rrugë. 

I shoqëruar nga kryebashkiaku Dritan Leli, Rama u shpreh se tashmë me anë të këtij aksi rrugor do të bëhet lidhja e Tepelenës me Himarën, siç nuk është bërë kurrë më parë. Krah videos së inspektimit, Rama shkruan se ky aks rrugor do të ndihmojë në zhvillimin e zonës si për potencialin e saj turistik ashtu edhe për tregtarët e zonës për të shitur produktet e tyre që prodhojnë.  

“2 kantieret e reja mes maleve të labërisë, njëri segmenti i tretë i rrugës së lumit të vlorës dhe tjetri aksi i ri malor gusmar-kuç, që do të lidhë tepelenën me bregun e himarës, bëjnë realitet një ëndërr të moçme, një tjetër premtim të dhënë nga qeveritë e shumë dekadave, e mbi të gjitha mundësinë e zbulimit brenda një ore nga vetë shqiptarët përveçse nga vizitorët e huaj, të njërës prej pjesëve më spektakolare të natyrës shqiptare

Falë këtij investimi të madh nis për tërë këtë zonë përrallore edhe koha e një ekonomie të re rurale, ku natyra, historia, prodhimet bio dhe mikpritja tradicionale, kthehen në motorët e zhvillimit të agroturizmit me një ofertë sensacionale,”- shkruan Rama krah videos. 

Gjatë bisedës me Lelin, Rama e krahasoi veten me të gjithë liderët që kanë udhëtuar drejt fshatit Kuç në Vlorë, ku kanë premtuar ndërtimin e rrugës Tepelenë-Himarë, por që nuk e kanë mbajtur atë. I shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Dritan Leli, Rama tha se i kanë treguar se edhe vetë Ramiz Alia ka qenë në ato zona, ka dhënë fjalën për ta mbaruar këtë rrugë por s’e ka mbajtur.

I lumtur, Ramatha se për brigadat s’ka shkuar ndonjëherë, por për rrugën po, dhe se do mbarohet tashmë ky segment. Në video, dëgjohet edhe Leli që e falenderon kryeministrin në emër të të gjithë komunistëve të zonës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama ramiza alia rruga tepelene-himare dritan leli edi rama ramiza alia rruga tepelene-himare

Sondazh

Poll

Politike 1 Maj 2020, 20:48

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka folur sot për gjobën që kanë marrë mjekët shqiptarë për festën që kishin b...