Aktualitet

“Po falimentojmë, do kemi xhiro të ulët”, shoqata e bareve thirrje Ramës: Rishiko orarin e hapjes së bizneseve tona

2 Maj 2020, 14:06 Nga DOSJA

TIRANË– Shoqata e Bareve, Restoranteve dhe Klubeve (BRC), i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë që vetë kryeministri të rishikojë rihapjen e aktiviteteve të tyre pa kufizim orari, pasi me orar të kufizuar, ata shprehen se do të shkojnë drejt falimentimit.

Në letër, përfaqësuesit e shoqatës, shkruajnë se të gjithë klientët deri në orën 17:30, që është lejuar të hapja e restoranteve dhe bareve me abjent të jashtëm, do të jenë në punë, dhe ata që nuk janë në punë, dy orëshin e daljes do ta shfrytëzojnë për të mbaruar punët e tyre.

Letra e plotë

Në këtë mënyrë, ata shtojnë se xhiroja do të jetë e ulët dhe se baret e restorantet do të shkojnë drejt falimentimit.

Më herët, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu kanë bërë me dije se që nga data 18 maj, do të fillojë hapja e bareve dhe restoranteve që kanë hapësirë të jashtme. sigurisht, nën protokollin e sigurisë.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lirimi i masave te koronavirusit restoranteve dhe klubeve shoqata e bareve edi rama lirimi i masave te koronavirusit restoranteve dhe klubeve shoqata e bareve

Sondazh

Poll