Si ‘kamuflohej’ në publik Altin Ndoci, akuzohet për 4 vrasje, u shkoi në varrim edhe dy vëllezërve në Durrës
2 Maj 2020, 10:46Nga DOSJA
Tiranë– Detaje të reja kanë dalë për një nga të arrestuarit e 4 vrasjeve në Durrës, Altin Ndocin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ndoci shfaqej në publik sikur ishte punonjës i ministrisë së Financave. Po kështu të njëjtat burime bëjnë me dije se në makinën e tij mbante edhe një tabelë të Ministrisë së Financave.
Ndërkohë avokati i tij Saimir Visha deklaroi sot se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe familjare me viktimat, madje u kishte shkuar edhe në varrim.
Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin Klevis Allia, të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ezektutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.
Ngjarjet dhe arrestimet:
Ngjarjet e rënda u zbardhën nga tabulatet telefonike, por edhe bashkëpunimi i 22-vjeçarit me policinë. Dy të rinjtë u arrestuan pasditen e së enjtes nga Policia, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës. Dy vëllezërit Haxhia u ekzekutuan brenda makinës së tyre “Voklswagen”, me 55 plumba. Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Sapo të dy vëllezërit dolën nga banesa dhe iu drejtuan parkut, 3 persona dyshohet se iu dolën para me makinën Toyota, viktimat ndaluan dhe ata nisën të qëllojnë drejt tyre. Ndërkohë që e ngjashme është edhe ngjarja e dy marsit, për të cilën akuzohet Ndoci dhe i riu nga Durrësi. Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza, ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe është liruar në vitin 2010.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Silva Bino ka reaguar së fundmi, për publikimet e grafikve të mjekëve, Gëzim Xhepa dhe Renator Osmaj, të cilët kanë theksuar se në Shqipëri ka pasur që ...
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “burg me burg” për 24-vjeçarin, Komron Zukhurov nga Taxhikistani, i cili akuzohet se është pjesë e ISIS, shtetit...
Tiranë- Arrestohen 3 autorët që grabitën familjen Zeja në fshatin Qiman në Zallher të Tiranës, ngjarje kjo e ndodhur ditën e djeshme. Policia bën me dije se jan...
Pukë- Policia e Pukës ka arrestuar një 34-vjeçar me inicale F.Sh, pasi në fshatin Bicaj lëvizte me armë zjarri. Sipas Policisë në momentet që ai është p...
Aktualitet 2 Maj 2020, 09:26
Durrës- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhisë. Duke iu referuar dosjes së Prokurorisë vëllezërit fillimisht ...
Shqipëri- Eugena Tomini nga Institutin i Shëndetit Publik ka bërë me ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 7 raste të reja, pas testim...
Durrës- Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha pas senacës së sotme në Gjykatë ka deklaruar se klienti i tij është i shokuar për akuzat që ka ngritur Prokuroria d...
Krujë– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 22 persona dhe vetëm 1 pre...
Tiranë- 33-vjeçari Edmond Qenani, i cili u arrestuar nga Policia pak ditë më parë pasi akuzohej se ngacmonte punonjëset e kompanisë “TIBO”, ka deklaruar ...