Aktualitet

“I kam thënë policit t’hëngsha m*tin”, banori kërkon punë për të ushqyer fëmijët: Më fusni tek plehrat, kam derd

2 Maj 2020, 13:52 Nga DOSJA
“I kam thënë policit t’hëngsha m*tin”, banori

TIRANË– Një banor i dëshpëruar se nuk ka të ardhura për të rritur fëmijët i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që ti gjejnë një punë. Duke folur para kamerave, banori shpërthen pasi tregon historinë kur kishte fëmijën sëmurë dhe u përball me policinë duke i kërkuar që të çonte bidonat në shtëpi.

I trishtuar pasi nuk kishte asnjë zgjidhje për situatën, familjarët i kanë ndihmuar me 20 mijë lekë që të shërojë fëmijën.

Janë ngritur familjarët që kanë patur fëmijët sëmurë, e dija që ishte rrezik, kam shkuar duke i thënë policit: “T’hëngsha m*tin, mi lej këto bidona t’ia çoj fëmijëve”. Pse ky është shteti që bëni? Del zoti kryeministër, shqiptarët janë dembela. Ku janë dembela? Na e bëj vendin aty. Kur s’je i Zoti ta mbash në pushtet, kap e hidhe firmën aty e ik. Ti sikur serb jo shqiptar. Ju rujt Zoti. O lali Eri, çoji shqiptarëve të hanë, duhet me të pas mik ty për bukën e kalamajve, për bukë kalamajsh se s’po të them të më bësh ndonjë vend si shef dogane a ndonjë gjë.

Bukë, një punë tek plehrat të paktën këtyre fëmijëve të mi, ti mbaj fëmijët e mi, të paktën bukë e thatë, por jo të rrimë. Të dalim nga zonat e plehrave për të mbledhur bidonat, ngrihet Policia Bashkiake duke na futur grushta e shkelma. Po a e dinë ato depresionin? E dinë çfarë mund të bëjë me depresion robi. Për momentin, më ka kapur edhe kur kam qenë në atë situatë, e kam patur fëmijën sëmurë, kam hedhur kokrrën e lotit, janë ngritur familjarët që më kanë dhënë 20 mijë lekë,”– thotë ai.

Marrë nga Faxweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banori ne tirane tirane banori ne tirane tirane

Sondazh

Poll