Lihet në qeli terroristi, avokati Dogjani: Ka ardhur me vizë në Shqipëri, mos e ekstradoni në Taxhikistan, e kanë dhunuar
2 Maj 2020, 10:24Nga DOSJA
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “burg me burg” për 24-vjeçarin, Komron Zukhurov nga Taxhikistani, i cili akuzohet se është pjesë e ISIS, shtetit islamik. Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës Asllan Dogjani, është shprehur se ai ka ardhur me vizë, dhe ka qëndruar tek halla e tij. Dogjani ka theksuar se i riu nuk është arrestuar, por u dorëzua vetë në polici. Po kështu, ai ka kërkuar që klienti të tij të mos ekstradohet drejt Taxhkisanit, pasi ka theksuar se atje se e kanë dhunuar me rrymë elektrike
“U kërkoj disa nga mediave që të ishin më profesionale. U kërkoj të mos e ekzagjëroni lajmet. Taxhikistani është vend diktatorial. Gjoja klienti im paska ardhur edhe më parë dhe për këtë shkak shërbimi sekret i ka marrë familjen dhe regjimi po i terrorizon familjen. Vetëm gjykata e deklaron, ai mbetet i dyshuar. Së pari, Zukurov vjen për herë të parë në Shqipëri me vizë te halla e tij. I mbrojturi prej meje ka shkuar vetë me dëshirën e tij në policinë e shtetit, sapo është informuar. Nuk ishte pasqyruar se ka shkuar vullnetarisht në policinë e shtetit, pa asnjë lloj presioni. Nuk e ka kërkuar askush, policia nuk e ka ditur se do të shkonte. A ke dëgjuar ndonjë terrorist që të shkojë vetë? Ne kërkuam një masë sigurimi më të butë, gjykata dha arrest me burg. Në rastin konkret ai shkoi vetë në polici, ka dhënë pëlqimin për t’u ekstraduar në Gjermani, por me kusht që Gjermania mos ta ekstradojë në Taxhikistan, pasi është vend diktatorial. Ai ka qenë në Gjermani për dy vite resht. Nëse ka kryer një vepër penale të marrë dënimin që meriton, ai e dha pëlqimin që të ekstradohej. Nuk e kam pyetur ai i njeh ata që janë arrestuar në Gjermani. Ai është i martuar dhe pret një fëmijë, është ekstraduar njëherë në Taxhikistan, ai është dhunuar duke përdorur rrymën elektrike. Ai erdhi me vizë sipas rregullave, te halla e tij, tek unë. Ai është një fëmijë 23-vjeç, është një djalë shumë i mirë, por nuk mund të flas se nuk di gjë, i mbetet hetimit në Gjermani nëse ka kryer një vepër penale” tha ai.
24-vjeçari u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste dhe dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryenin veprimtari në emër të ISIS. Po kështu, terroristi i prangosur është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Madje ditën që ka hyrë në Shqipëri, kur ka mbërritur në Rinas, personi që e kapritur në aeroport, është pikërisht bashkëjetuesja e Dogjanit. Kujtojmë që më 15 prill Gjermania goditi celulën terroriste, ku u theksua se një nga terroristët, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40,000 dollarë për një sulm në Shqipëri.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Arrestohen 3 autorët që grabitën familjen Zeja në fshatin Qiman në Zallher të Tiranës, ngjarje kjo e ndodhur ditën e djeshme. Policia bën me dije se jan...
Pukë- Policia e Pukës ka arrestuar një 34-vjeçar me inicale F.Sh, pasi në fshatin Bicaj lëvizte me armë zjarri. Sipas Policisë në momentet që ai është p...
Aktualitet 2 Maj 2020, 09:26
Durrës- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhisë. Duke iu referuar dosjes së Prokurorisë vëllezërit fillimisht ...
Shqipëri- Eugena Tomini nga Institutin i Shëndetit Publik ka bërë me ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 7 raste të reja, pas testim...
Durrës- Avokati i Altin Ndocit, Saimir Visha pas senacës së sotme në Gjykatë ka deklaruar se klienti i tij është i shokuar për akuzat që ka ngritur Prokuroria d...
Krujë– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 22 persona dhe vetëm 1 pre...
Tiranë- 33-vjeçari Edmond Qenani, i cili u arrestuar nga Policia pak ditë më parë pasi akuzohej se ngacmonte punonjëset e kompanisë “TIBO”, ka deklaruar ...
Durrës- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës dy autorët e vrasjes së 4 të rinjve. vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit)...
Tiranë– Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale Gj.Ll, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për veprën penale “Trafikimi i narkotikë...