Aktualitet

Xhami në vendgjarje i ‘nxorri zbuluar’/ Visha: Altin Ndoci s’ka përdorur kurrë makinë “Toyota”, bashkëshortja e t

2 Maj 2020, 12:06 Nga DOSJA
Xhami në vendgjarje i ‘nxorri zbuluar’/ Visha: Altin Ndoci

Tiranë- Saimir Visha, avokati i Altin Ndocit ka deklaruar se klienti e tij nuk ka përdorur kurrë makinë top “Toyota” dhe nuk e njeh bashkëpunëtorin, Klevis Alla.  Për “Abc News” ai është shprehur se Prokuroria nuk ka prova për Ndocin, si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezëve Haxhia.

“I mbrojturi prej meje e mohon në mënyrë kategorike pjesëmarrjen në këtë krim, për dy arsye: e para nuk ka pasur motiv, ka pasur lidhje të forta dhe miqësore me ta. Ndërkohë bashkëshortja e një prej viktimave me bashkëshorten e klientit tim kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Pasi kanë mësuar nga mediat për ngjarjen, i mbrojturi prej meje me bashkëshorten kanë marrë pjesë në mort. Është e paimagjinueshme që pas një ore sa mësuan vrasjen të marrin pjesë.  Unë në seanca nuk pashë asnjë provë të depozituar nga prokuroria. Unë i qendroj të gjithë pretendimeve që ka pasur i mbrojturin prej mejë për mos përfshirjen në këtë vepër penale. Makina që bëhet fjalë është “Toyota”, ndërkohë i mbrojtur prej meje nuk ka përdorur asnjëherë një makinë të tillë, përveç Ford”, deklaroi Visha.

Ditën e sotme,  Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Altin Ndocin dhe  Klevis Allën,  të cilët akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia (Besmirit dhe Viktorit) dhe për ezektutimet e Anxhelo Avdisë e Dorian Shkozës. Seanca në Gjykatën e Durrës u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Ndërkohë Dosja.al zbuloi detaje nga dosja e Prokurorisë. Mësohet se detaji që ka fundosur autorët është një pjesë xhami e  ‘Toyota-s’ me xhama të zinj, që atentatorët përdorën gjatë vrasjes. Kjo e fundit u gjet në vendgjarje. Po kështu, makina është kapur edhe nga kamerat e sigurisë së një subjekti aty pranë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin ndoci klevis allia vrasje ne durres altin ndoci klevis allia vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2020, 09:26

Durrës- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e dy vëllezërve në Durrës, Besmir dhe Viktor Haxhisë. Duke iu referuar dosjes së Prokurorisë vëllezërit fillimisht ...